Kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia me kamion me targa serbe, ndalohen dy të dyshuar - NACIONALE

Kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia me kamion me targa serbe, ndalohen dy të dyshuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një kalim të pautorizuar të kufirit.

Ngjarja ka ndodhur në Zubin Potok.

Të dyshuarit janë ndaluar dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregullt.

KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT

Zubin Potok 09.01.2025, 21:53. Njësia policore ka ndaluar një kamion me targa të Serbisë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar ku ndodhej edhe një pasagjer i dyshuar mashkull kosovar. Të njëjtit dyshohet se kanë hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës nëpër rrugë ilegale. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kamioni dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajme të ngjashme