Kaloi kufirin ilegalisht në Leposaviq, arrestohet shtetasi serb
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një shtetas serb në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar i njëjti dyshohet se ka hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit, njësia policore ka ndaluar automjetin e të dyshuarit, i cili dyshohet se ka kaluar kufirin nga Serbia në territorin e Kosovës pa dokumentacion të rregullt.
“Gjatë patrullimit nga njësia policore është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, i cili me automjetin e tij dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga R. Serbisë në Republikën e Kosovës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.