Kalaj kritikon qeverisjen e Kurtit: I la punëtorët e pensionistët në fund të pusit - NACIONALE

Kalaj kritikon qeverisjen e Kurtit: I la punëtorët e pensionistët në fund të pusit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-sindikalisti Ndue Kalaj, ka thënë se qytetarët nuk kanë qenë asnjëherë në gjendje më të rëndë ekonomike se san ë qeverisjen e Kurtit.

“Më keq janë sot me Qeverinë Kurti sesa me kryeministrat tjerë. Ky i ka lënë plotësisht punëtorët dhe pensionistët në pozitën më të rëndë që mundem me qenë. Çka është puna e tij nuk e dimë,”- ka thënë ai.

Duke folur për Klan Kosovva, Kalaj ka shtuar se qeveria Kurti e ka bërë prioritet çështjen e veriut të Kosovës, ndërsa pensionistët dhe punëtorët i ka lënë në fund të pusit.

“Ato çka thotë Kurti nuk janë të vërteta sepse ai që dy vjet e gjysmë as nuk ka rritur pensione dhe as pagën minimale. Shikoni çfarë rritje enorme e çmimeve, çfarë inflacioni ka dhe paga minimale e cila është më së paku që 10 vjet, 175 euro sot, Kurti edhe pas dy vjetëve e gjysmë e mban të njëjtën dhe nuk i dimë arsyet,”- është shprehur ai.

Tutje ai ka rikujtuar që Kurti çështjen e veriut e pasur në prioritet 7 ose 8, ndërsa tani e ka numër 1.

“Kurti në bazë të programit të punës që e ka paraqitur, është duke u munduar ta maskojë sepse Kurti çështjen e veriut e ka pasur në diskutimin e 7-të apo 8-të, sot e ka qitur të parin ndërsa qytetarët, pensionistët i ka lënë në fund të pusit,”- ka thënë ai.

Lajme të ngjashme