Në Ditën e Punëtorëve, Kurti lavdërohet me Projektligjin e ngecur për Pagën Minimale
Nga data 1 prill 2023, Shqipëria ka rritur pagën minimale nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, që e bën atë rreth 350 euro. Në në Kosovë, paga minimale nuk është rritur që nga viti 2011. Sipas Eurostat, paga mesatare në Kosovë është më e ulëta në rajon dhe shumë prapa disa vendeve fqinje si Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Projektligj për rritjen e pagës minimale në Kosovë në 250 euro ka ngecur që nga qershori i vitit të kaluar. Kryeministri Kurti ka përmendur pikërisht këtë Projektligj në urimin e tij për 1 majin, por ai ende nuk ka kaluar në lexim të dytë dhe të tretë.
Kryeministri Albin Kurti ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 majin, me anë të një postimi në Facebook ku ka numëruar disa prej masave që ka marrë për të përmirësuar kushtet e punës.
Kurti ka përmendur në këtë postim Projektligjin për Pagën Minimale, por i cili ende nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Përmes këtij Projektligji nuk lejohet që paga minimale të jetë më e vogël se 250 euro.
“Si qeverisje e re kemi ndërmarrë një sërë hapash, vendimesh e iniciativash ligjore që prekin direkt jetën e punëtorëve. Kemi hartuar dhe dërguar në Kuvend Projektligjin për Pagën Minimale, ligj që presim që Kuvendi ta miratojë sa më parë.” – tha Kurti mes tjerash në Facebook.
Projektligji ishte kundërshtuar nga disa parti të opozitës të cilat kërkuar që paga minimale të rritet në 370 euro neto.
Projektlogji, i miratuar në lëxim të parë, duhet të kalojë leximin e dytë dhe të tretë të Kuvendit të Kosovës dhe të nënshkruhet nga presidentja e vendit për të hyrë në fuqi. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit, projektligji duhej të procedohej në lexim të dytë brenda dy ose tre muajve nga miratimi në leximin e parë, por kjo nuk ka ndodhur. Projektligji për rritjen e pagës minimale po ashtu nuk parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve të luftës.
Paga më e ulët në rajon
Bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat, paga mesatare në Kosovë mbetet më e vogla, duke madje shumë prapa edhe në krahasim me disa nga vendet fqinje siç janë Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Paga minimale në Mali të Zi është rreth 362 euro më e lartë (532.5 euro), Serbia rreth 290 euro më e lartë dhe Shqipëria, bazuar në rritjen e muajit prill të këtij viti, rreth 180 euro më e lartë.
Nisma pë rritjen e pagës minimale në Kosovë në vitin 2022 – e cili nuk ka ndryshuar që nga viti 2011 – lidhet me një kohë kur çmimet e mallrave bazë janë rritur ndjeshëm.
Në anën tjetër, sipas një hulumtimi të Institutit për Kërkime të Avancuara GAP, mbi 100 mijë punëtorë në Kosovë paguhen me pagë minimale dhe 94 për qind e të prekurve nga rritja e pagës minimale janë punonjës të sektorit privat.
Në anën tjetër, sipas një hulumtimi të Institutit për Kërkime të Avancuara GAP, mbi 100 mijë punëtorë në Kosovë paguhen me pagë minimale dhe 94% e të prekurve nga rritja e pagës minimale janë punonjës të sektorit privat.