Kajtazit thotë se është mbajtur një “takim i fshehtë” mes Kurtit dhe Simiqit: S’ka pasur njoftim - NACIONALE

Kajtazit thotë se është mbajtur një “takim i fshehtë” mes Kurtit dhe Simiqit: S’ka pasur njoftim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vehbi Kajtazi, gazetar në Paparaci dhe analist në Rubikon, ka komentuar bisedat në mes Mimoza Kusari Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Sllavko Simiqit, deputet i Listës Serbe.

Kajtazi ka bërë edhe një pretendim.

Sipas Kajtazit, ka pasur një takim në mes kryeministrit Albin Kurti dhe Simiqit.

“Këtu e kemi një takim të fshehtë që është mbajtur, këtu po flet për një takim të organizuar se të pret kryeministri në ora 11:00 në zyrë, nuk ka pasur njoftim për këtë. Temat që diskutohen këtu, dallojnë prej temave që janë diskutuar me Radojiçiqin”, është shprehur Kajtazi.

Lajme të ngjashme