Kajtazi pyet Ramën: Rroga 1 mijë e 575 euro e qiraja e shtëpisë 3 mijë euro, si po e paguan?
Gazetari dhe analisti, Vehbi Kajtazi ka shtruar një pyetje për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas Kajtazit, Rama paguan qira për një shtëpi, mbi 3 mijë euro, ndërsa paga e tij është një mijë e 575 euro.
Kajtazi ka pyetur të parin e Prishtinës se ku është duke i marrë parat për ta paguar qiranë që është ma e madhe se rroga e tij.
Postimi i plotë i tij:
Pyetje publike per kryetarin e Prishtines, Perparim Rama. Rroga jote me ligjin e ri per paga eshte 1575 euro. Qysh je tu e pagu qirane e shtepise ne Fshatin Nderkombetar mbi 3 mije euro? Kah je tu i marre keto pare me pagu qira ma shume sesa paga jote?