Kajtazi kritikon Bislimin: Ndërkombëtarizuat dinarit për ta detyruar Serbinë të nënshkruan “Zajednicën” - NACIONALE

Kajtazi kritikon Bislimin: Ndërkombëtarizuat dinarit për ta detyruar Serbinë të nënshkruan “Zajednicën”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar takim e sotëm të delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel, ku është diskutuar për çështjen e dinarit.

Ai ka kritikuar edhe kryenegociatorin e Kosovës për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi, i cili ka shkruar sot për lutjen që Kosova ia ka bërë Serbisë për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se Qeveria ka ndërkombëtarizuar cështjen e dinarit për të detyruar Serbinë ta nënshkruajnë “Zajednicën”.

Dmth ju çeshtjen e dinarit e bete teme nderkombetare per ta detyruar Serbine ta nenshkruaj marrveshjen per autonomine e serbeve te Kosoves - Zajednicen me kompetenca ekzekutive. Ok, i nderuar!”, ka shkruar Kajtazi.

Lajme të ngjashme