Kajtazi ironizion: Me kërcënu Avdullah Hotin është si me gjujtë tyrben e Mazgitit me gur
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar kërcënimin që mërgimtar ia ka bërë ish-kryeministrit Avdullah Hoti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar me kërcënuesin.
“Me kercenu Avdullah Hotin eshte si me gjujte tyrben e Mazgitit me gurë”, ka shkruar Kajtazi.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është përballur sot në gjykatë me mërgimtarin që e kërcënoi para pak ditësh në rrjete sociale.
Mërgimtari me emrin Reshat Sadiku e kishte kanosur deputetin Hoti, duke i thënë se “ty more bugar veç kosa të vjen hakësh”.
E sot mërgimtari Sadiku i ka kërkuar falje deputetit Hoti. I ka thënë se nuk ka pasur ndonjë qëllim pasi “nuk është i këtyre punëve”.