Kajari në takim lamtumirës me Osmanin: Uroj që Kosova të mbetet vatër e stabilitetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari.
Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, gjatë këtij takimit Osmani dhe komandanti Kajari kanë diskutuar për aspekte të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe më tej.
“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e NATO-s përmes KFOR-it si qenësor për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon. Ajo gjithashtu shprehu vlëresimin për angazhimin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim u bë e ditur se edhe komandanti Kajari falënderoi Osmanin për bashkëpunimin dhe uroi që Kosova edhe më tej, nën komandën pasuese të KFOR-it, të vazhdojë të mbetet vatër e stabilitetit dhe e paqes.
