Kadrijaj: Kurrë nuk kemi pasur presidente më të heshtur, Osmani u bë zë i Kurtit - NACIONALE

Kadrijaj: Kurrë nuk kemi pasur presidente më të heshtur, Osmani u bë zë i Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, nuk është fare e kënaqur me punën e presidentes Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova kurrë nuk ka pasur presidente më të heshtur.

Në një prononcim për “Ekonomia Online”, Kadrijaj ka thënë se deri me tani e para e vendit nuk e ka luajtur rolin që i ka takuar.

Në historinë e pas luftës ne nuk kemi pasur presidente më të heshtur edhe pa as një dyshim konkret nuk e ka luajtur rolin e unifikuesit. Sepse në plotë raste në situata në të cilat gjendet Kosova është dashtë me marr rol ashtu siç ja përshkruan vetë Kushtetuta e Kosovës, po kjo ka qenë një zëri i ka përcjell politikat e Albin Kuritit, herë duke dal në krahë të politikave të Albin Kurtit edhe herë duke mos u prononcuar duke ikur përgjegjësisë që ja jep Kushtetuta e Kosovës”, ka thënë ajo.

Deputetja e AAK-së ka vlerësuar se ka pritur më shumë nga presidentja Osmani.

Nuk e ka luajtur një rol siç është dashtë me luajt një presidente, kam pritur më shumë prej Vjosës për shkak të punës që e ka bërë edhe si deputete, ka qenë një deputet e zëshëm”, ka thënë Kadrijaj.

Lajme të ngjashme