Kadrijaj i reagon Kurtit: Falë mërgimtarëve u bëre kryeministër, tash i ofendon - NACIONALE

Kadrijaj i reagon Kurtit: Falë mërgimtarëve u bëre kryeministër, tash i ofendon

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Time Kadrijaj, deputete e AKK-së i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës së tij për mërgimtarët.

Kurti duke kritikuar SBASHK-un, ditën e djeshme u shpreh me fjalët, “kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani”.

E kjo deklaratë është komentuar nga Kadrijaj, ku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se epiteti analfabet për mërgimtarët është i pandershëm dhe shumë i ulët.

Ndër të tjera, Kadrijaj ka thënë se Kurti po ofendon njerëzit falë të cilëve ka arritur në pozitën që është.

Postimi i plotë:

Është i pandershëm dhe shumë i ulët epiteti analfabet për mërgimtaret tanë.

Pasi i mashtrove deri në përulje tash fillove me i ofendu me epitete qe ata kurrë se kanë meritu. Aq më tepër nga ti, që falë tyre je këtu në këtë pozitë.

Liria dhe shteti ynë e kanë emëruesin e përbashkët e ai emërues është populli ynë kudo që jeton dhe vepron.

Lajme të ngjashme