Kaçanik: Dyshohet se dhunoi seksualisht dy vajza, arrestohet një person
Dy vajza nga Kaçaniku kanë raportuar se janë dhunuar nga një person.
Tashmë policia ka dërguar në mbajtje të dyshuarin.
“DHUNIM
Kaçanik / 2012-2019. Më 21.01.2025 dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me 29.01.2025 është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – ka shkruar PK-ja.