Kaçanik: Arrestohet një person pasi gjatë arrestimit e lëndoi një polic
Një person është arrestuar për shkak të shkaktimit të lëndimit të një polici gjatë arrestimit në Kaçanik.
Kështu ka njoftuar policia e Kosovës.
Policia njofton se lëndimi ndodhi pasi personi i rrezistoi arrestimit dhe refuzoi shoqërimin në polici.
“Kaçanik 08.07.2024-08:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka refuzuar shoqërimin në stacionin policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar. Lidhur me rastin një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.