Kabineti i Osmanit ia publikon Muratit videon ku thotë se “Kuvendi duhet të shpërndahet nëse nuk zgjidhet presidenti”
Kabineti i presidentes Vjosa Osmani e ka shpërndarë videon e ministrit të Financave, Hekuran Murati, ku ai thotë se nëse nuk zgjidhet presidenti deri më 4 mars, Kuvendi duhet të shpërndahet.
Të njëjtën gjë, e kishte thënë edhe kryeministri Albin Kurti para pak javësh.
Megjithatë, VV tani duket se ka ndryshuar qëndrim.
Në një konferencë për media, Albin Kurti të premten deklaroi se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues
Ai bëri thirrje që të pritet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Dekreti për shpërndarjen e Kuvendi nuk është kushtetuese, sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuar shprehimisht nga Kushtetuta. Kjo përben edhe një tjetër lëndë për Gjykatën Kushtetuese. Le të presim me qetësi dhe durim, ndërkohë që qeverisim mbar e mirë si gjithnjë”, ka thënë Kurti.