Kabashi për tokat e Manastirit të Deçanit: Neser ka me u kry edhe Asociacioni
Bekim Kabashi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar urdhrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me tokat e Manastirit të Deçanit.
Në shkrimin e tij, Kabashi ka shkruar se do të përfundohet edhe tema e Asociacionit.
“Krejt kanë me u kry, siç janë kry Demarkaconi e tash edhe tokat e Manastirit, e nesër Asociacioni.
Mesatarisht secila prej këtyre temave ua ka hup nga 10 vite qytetarëve të Kosovës, kurse politikanëve asni ditë, përkundrazi, i ka sjellë n’pushtet.” – shkroi ai.