Kabashi: Pacientëve në hemodializë po u mungon ilaçi bazik për mbijetesë, Kurti shpërndan dhurata elektorale
Kandidati i LDK-së për deputet, Festim Kabashi ka thënë se pacientëve në hemodializë po u mungon ilaçi bazik për mbijetesë.
Ai ka theksuar se kryeministri në detyrë, ka zgjedhur të shpërndajë dhurata elektorale para zgjedhjeve.
“Pacientëve në hemodializë po u mungon ilaçi bazik për mbijetesë, ndërsa Albin Kurti ka zgjedhur të shpërndajë “dhurata” elektorale para zgjedhjeve, në tentim për ta korruptuar krejt procesin me paratë e qytetarëve”, ka shkruar ai.