"Ka perëndu koha e banditave": Çka shkruante në Facebook asamblisti i VV-së që u kap me drogë në Shqipëri
Asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci është arrestuar nga Policia e Shqipërisë për përfshirje në kotrabandë të drogës.
Sipas policisë shqiptare, Mujeci ishte pjesë e grupit të cilëve iu kapën 11 mijë doza ekstazi me vlerë gati 500 mijë euro.
Mujeci si aktivistit dhe asamblilst i VV-së duket se ka qenë mjaft aktiv në rrjetin social Facebook.
Ai ka bërë një shkrim që “koha e banditave ka përfundu”.
“Dojnë mu tranu..Ska pushtet edhe ma keq keni me kalu në të ardhmën. Ka perendu koha e banditave..” – ka shkruar Mujeci më 13 korrik 2023 në profilin e tij në Facebook.

Përveç këtij shkrimi, Mujeci ka edhe deklarata të tjera në të cilat sulmohen kritikët e Qeverisë Kurti.
Ndërkohë, lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Shqipërisë në një komunikatë të gjatë për media.
“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
