“Ka mendu që alfabeti i ka 27 shkronja”: Shtyhet seanca ku Basha e kishte paditur një qytetar për shpifje në Facebook - NACIONALE

“Ka mendu që alfabeti i ka 27 shkronja”: Shtyhet seanca ku Basha e kishte paditur një qytetar për shpifje në Facebook

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Betimi për Drejtësi” raportoi se me kërkesë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është shtyrë seanca gjyqësaore ku ai po përballet me një qytetar me emrin Gafur Abdullahu, të cilin Basha e ka paditur për shpifje.

Abdullahu kishte shkruar në Facebook se Dimal Bashën për sa kohë e kishte pasur shok klase ka menduar që “alfabeti i ka 27 shkronja”.

Mbetem në të tërësi pranë padisë dhe kërkesëpadisë, me një ndryshim të vogël në aspektin objektiv, njëherit në këtë seancë pranova përgjegjen në padi dhe për këtë arsye kërkoj që të më ipet një afat kohor në mënyrë që të deklarohem me pretendimet e të paditurit”, ka deklaruar deputeti Dimal Basha në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Siç raporton Betimi për Drejtësi, Dimal Basha kishte paditur Gafurr Abdullahun, me pretendimin se ka shpifur kur ka deklaruar se “Bashën e ka pasur shok klase”.

Veç kësaj, deputeti e ka paditur Abdullahun se ka deklaruar se Basha “ka mëndu kohë të gjatë se alfabeti i ka 27 shkronja”.

Pretendimi i tretë i Bashës është se Abdullahu ka shpifur kur ka thënë se i ai ka njollosur mësimdhënësit.

Lajme të ngjashme