“Kam me t’vra”: Gashi i AVONET-it thotë se u kërcënua nga një biznesmen në prani të policisë
Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës ka njoftuar se drejtori i saj ekzekutiv, Kenan Gashi, është kërcënuar me jetë.
Në komunikatën e lëshuar, AVONET pretendon se Gashi është kërcënuar në prani të policisë nga ana e një biznismeni.
“Kam me t’vra, kam me t’myt, kam me ta shkatërru familjen” – i dyshuari ju ka drejtuar Gashit dhe është vërsulur për sulmim, por policia ka intervenuar menjëherë duke e kapur sulmuesin” – thuhet në komunikatën për medie të AVONET-it.