“Ka afat një javë”, Qorrolli i reagon Tahirit: Kandidatura ime për Kushtetuese s`kishte lidhje me pretendimet e ngritura - NACIONALE

“Ka afat një javë”, Qorrolli i reagon Tahirit: Kandidatura ime për Kushtetuese s`kishte lidhje me pretendimet e ngritura

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorroli, i ka reaguar shefit të Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili sot ka thënë se VV-ja është koordinua me Lista Serbe për kandidaturën e Qorrollit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Qorrolli ka bërë me dije se pretendimet e tilla janë të pavërteta.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kandidatura e tij nuk ka asnjë lidhje me pretendimet e ngritura nga deputeti i PDK-së.

“Më lejoni që t’i listoj dy fakte kyçe, të cilat demantojnë shpifjet bizare e të liga të Abelardit: (1). Votimi i fundit në të cilin kam marrë pjesë si kandidat për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese ka qenë në fundin e vitit 2021, më saktësisht, më 29 dhjetor 2021. Kjo është hera e fundit kur unë kam kandiduar për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Lehtësisht e verifikueshme kjo gjë. (2). Koha për të cilën mediat kanë publikuar materialet e dyshimta audio, të montuara e të fabrikuara prej zallamahisë së tij politike – pretendohen të jenë të vitit 2022. Vetë mediumi që e ka shpërndarë këtë audio-incizim (paparaci.com), në një nga materialet e postuara dje, ka përmendur kohën e zgjedhjes së një kandidati tjetër për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht gjyqtarit Enver Peci, i cili kishte marrë votat për gjyqtar në nëntor të vitit 2022. IV. Pra, kandidatura ime NUK KA ASNJË LIDHJE me asnjë nga pretendimet e ngritura nga mediat dhe audio-incizimet e fabrikuara dhe bëhet fjalë për një periudhë jashtëkohore të kandidaturës sime për Gjykatë Kushtetuese”, ka shkruar Qorrolli.

Ai ka paralajmëruar padi për shpifje, nëse Tahiri nuk kërkon falje.

“V. Ndërkaq, para plot 5 viteve, në kohën kur Abelardi me shokët e tij ishte në një qeveri me Listën Serbe, unë e kam luftuar hapur dhe publikisht këtë parti, ku kam kërkuar që kjo parti të shpallet jokushtetuese. Nëpër studio televizive hapur e jo duke bashkëqeverisur sikurse shpifaraku me shurdhues. VI. Sulmet e tilla të paskrupullta të shpifjes e linçimit, kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të reputacionit e të dinjitetit tim personal. VII. Për shpifjet e tilla të ulëta, ministri më qesharak e më diletant i drejtësisë në historinë e Kosovës, ka afat 1 (një) javë, që të kërkojë publikisht falje për këtë shpifje me të njëjtin format të konferencës mediale siç ka shpifur sot – përndryshe politikani që do mbahet mend sall për “alltiat me shurdhues” – do të përballet me padi për shpifje në Gjykatën kompetente”, ka shkruar Qorrolli.

Lajme të ngjashme