Juventusi merr barazimin e tretë në pesë ndeshje, ndalet nga Fiorentina - NACIONALE

Juventusi merr barazimin e tretë në pesë ndeshje, ndalet nga Fiorentina

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Skuadra më e trofeshme italiane, Juventus është ndaluar sërish me barazim nga Fiorentina me rezultat 1:1, dhe ky është barazimi i tretë në pesë ndeshje të zhvilluara deri më tani, ndërsa ka edhe dy fitore.

Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e parë, ku fillimisht avancoi zonja e vjetër dhe jo shumë minuta më vonë barazuan skuadra mysafire.

Golin për skuadrën e Allegrit e shënoi i ardhuri këtë verë Arkadiusz Milik në minutën e nëntë pas një asistimi nga një lojtar tjetër i ri i Juventusit, Filip Kostic.

20 minuta më vonë, saktësisht në minutën e 29-të të takimit Christian Kouame shënoi për të barazuar gjithçka.

Fiorentina kishte mundësinë të kalonte në epërsi me anë të një penalltie në minutën e 44-të, por serbi Luka Jovic gaboi, dhe rezultati mbeti 1:1.

Kështu edhe përfundoi takimi, Juventusi duhet të jetë më se e kënaqur që ndeshja përfundoi me barazim, pasi më shumë nga ndeshja kishte Fiorentina.

Lajme të ngjashme