"Junts" nesër propozon njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës - NACIONALE

"Junts" nesër propozon njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Junts” grupi i deputetëve katalunas, i kanë propozuar parlamentit të Spanjës njohjen e pavarsisë së Kosovës.

Nesër do të dorëzohet nisma nga “Junts”, ndërsa votimi do të mbahet me datë 25 qershor.

Partia katalunase “Junts per Catalunya”, njëherit pëfaqësuse e Parlamentit të Spanjës, ka propozuar njohjen e Pavarsisë së Kosovës, duke argumentuar se Kosova njihjet nga 100 vende, 22 prej tyre janë anëtare të BE-së.

“Refuzimi i Spanjës për të njohur një shtet që përdori të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe ky është një faktor destabilizimi i zonës në një kontekst të karakterizuar nga lufta në Ukrainë që kjo pjesë e Evropës po e përjeton me ankth të veçantë”, thonë nga “Junts” në memorandumin shpjegues”, thanë “Junts” në memorandumin e tyre sqarues.

Sipas këtyre të fundit, nuk është e pranueshme që një shtet si Spanja të ndajë të njejtën strategji si Rusia, Kina dhe Bjellorusia në refuzimin e njohjes së Kosovës.

Lajme të ngjashme