"Ju lumtë", Kusari përgëzon gazetarët që bojkotuan konferencën e qeverisë - NACIONALE

"Ju lumtë", Kusari përgëzon gazetarët që bojkotuan konferencën e qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e mediave Flutura Kusari, ka përgëzuar gazetarët të cilët vendosën që të bojkotojnë konferencën e Qeverisë Kurti, pasi pritën më gjatë se 40 minuta.

Sipas Kusarit, protesta përmes bojkotimit nga gazetarët, fotoreporterët dhe kamermanët sot, është kërkesë për t’iu respektuar dinjitetin e tyre dhe profesionin.

“Ju lumtë”, “Ju lumtë”, “Ju lumtë” ishte reagimi i Kusarit, duke treguar se me gazetarët që ka biseduar ka marrë vesh se ata janë përballur me të tilla vonesa edhe në të kaluarën.

Statusi i plotë i Kusarit:

I përgëzoj të gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët që sot, brenda disa sekondave, kanë vendosur ta bojktojnë konferencën e qeverisë në zyrën e Kryeministrit.

Ju lumtë! Ju lumtë! Ju lumtë!

Protesta e juaj përmes bojkotimit është kërkesë për t'iu respektuar dinjitetin e juaj dhe profesionin që e keni jashtëzakonisht të vështirë. Kjo është më e pakta që mund të bëjë qeveria për ju.

Për ata që nuk e dinë, gazetarët që disa herë detyrohen të presin shumë gjatë pas mbledhjes së qeverisë derisa ministrat e kryministri t'i kryejnë muhabetet e tyre.

Disa prej gazetarëve më të cilët bidesova treguan që rregullisht ka vonesa dhe se edhe në ta kaluarën kanë dashur t'i bojkotojnë konferencat por pas kërkimfaljes janë kthyer.

Lajme të ngjashme