“Ju e dini kush vjedh”, Mehmetaj kritikon ashpër ministrat Sveçla dhe Rizvanolli: A jeni more në vete?
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj videos kur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shihet duke iu kërkuar llogari minatorëve të Trepçës.
Ai ka bërë me dije se në kushte normale do të duhej të ishte e kundërta.
Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar se njerëzit e kësaj qeveria janë të marrë.
“Në vend se t’i japin llogari, Sveçla e Rizvanolli i kërkojnë llogari minatorit për punët në Trepçë Xhelal Sveçla paska takuar minatorët pa rroga të Trepçës e po u kërkon llogari se kush vjedh në Trepçë. Në një video të publikuar nga Pro zë, po iu thotë “ju e dini kush vjedh” medemek dorëzojeni hajdutin. Kjo milionerja, ministrja Artane Rizvanolli, po e çon stekun një hap më larg. Po iu tregon minatorëve qysh qeveria po jep shumë pare për Trepçë, po iu kërkon llogari se ku janë. Këtë po ua thotë atyre që janë tre muaj pa paga. O njerëz të marrë, o të shpifur, me i kërku llogari minatorit për funksionalitetin e ndërmarrjes është sikur me ardhë te objekti i Qeverisë së Kosovës edhe atij zyrtarit te dera me i kërku llogari për mos implementimin e politikave qeveritare nga kryeministri. A jeni more n’vete?”, ka shkruar Mehmetaj.