Joseph takohet me Lajçak: I palodhur, askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës - NACIONALE

Joseph takohet me Lajçak: I palodhur, askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edward Joseph, profesor në John Hopkins University, është takuar me emisarin evropian të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një shkrim në rrjetin social "X", Joseph ka thënë se ishte nder i veçantë që të diskutojë me Lajçak, të cilin e ka quajtur “i palodhur”.

“Një nder i veçantë për të diskutuar për Dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel me të palodhurin Miroslav Lajcak, Përfaqësues Special i BE-së”.

Tutje, Joseph ka thënë se askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës.

“Faleminderit, Miro, për këto biseda domethënëse gjatë këtyre 4+ viteve të fundit. Askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme