Joseph komenton videon e Osmanit në helikopter: Presidentja ta pilotojë Kosovën në KiE
Presidentja, Vjosa Osmani gjatë vizitës në ShBA, ka marrë mësime të pilotimit të helikopterëve të kompanisë “Bell”, ku ndërkohë që në Kosovë është duke u diskutuar çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe kushtëzimi i shteteve kyçe me Asociacionin.
Pas që Osmani ka publikuar video në Twitter nga helikopteri i ka reaguar analisti amerikan dhe profesori i Johns Hopkins University, Edward Joseph.
Joseph ka shkruar se si një ish-pilot është i emocionuar të shoh presidenten Osmani teksa merr mësime me helikopter Bell.
Ai ndër të tjera ka thënë se llogarit në presidenten Osmani që e njëjta ta pilotojë Kosovën drejt Këshillit të Evropës, hap ky që analisti amerikan thotë se është transformues për të gjithë rajonin.
“Si një ish-pilot i helikopterit të Ushtrisë – i cili u vendos me NATO/IFOR në Bosnje-Hercegovinë – jam i emocionuar kur shoh Presidenten Osmani duke fluturuar me këtë helikopter Bell. (Kam fluturuar me UH-1, gjithashtu një helikopter Bell.) Unë po llogaris që Presidentja Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës! Një hap transformues për të gjithë qytetarët e Kosovës — dhe për rajonin.” – ka shkruar ai.
As a former Army helicopter pilot - who deployed with NATO/IFOR in Bosnia-Herzegovina - I am thrilled to see President Osmani fly this Bell helicopter. (I flew the UH-1, also a Bell helicopter.) I'm counting on President Osmani to pilot #Kosovo into the Council of Europe! A… https://t.co/JhRPx7ziTa
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) May 10, 2024