Joseph kritikon ShBA-në dhe BE-në: Që gjërat të ecin para duhet ndëshkohet edhe Serbia, jo veç Kosova
Edward Joseph, profesori i shquar nga John Hopkins University, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare kundrejt procesit të dialogut Kosovë-Serbi, duke mos parë ekuilibër të shëndosh ndërmjet palëve.
“Një nga gjërat që duhet të ndryshojë është se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojnë të mbajnë përgjegjëse vetëm Kosovën dhe jo Serbinë. Pra, kjo nuk mund të vazhdojë”, tha ai në A2CNN.
“Nëse SHBA-ja dhe BE-ja presin që me të vërtetë të kenë një përparim, nuk mund të vendosin masa për Kosovën, dhe të mos bëjnë asgjë ndaj Serbisë, dhe duke i sinjalizuar Serbisë dhe Presidentit Vuçiq se ju jeni nuk mbani përgjegjësi, ose mbani vetëm në mënyrat më minimale”.
“Pra, kjo duhet të ndryshojë. Por në mënyrë që të arrihet marrëveshja, si SHBA ashtu edhe BE duhet ta marrin atë shumë më seriozisht. Duhet të merret seriozisht fakti që një lider i një vendi refuzon të nënshkruajë këtë marrëveshje”, tha Joseph.