“Jona Qitaku, Sara Blakqori”, Facebook mbyll dy nga profilet e rreme "të grave të VV-së", që intimidonin këdo që s’është VV - NACIONALE

“Jona Qitaku, Sara Blakqori”, Facebook mbyll dy nga profilet e rreme "të grave të VV-së", që intimidonin këdo që s’është VV

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale kishte raportuar me disa artikuj e video për profilet e rreme, me shumë ndjekës, duke përdorur fotografi të grave, e që për qëllim kishin intimidimin e fyerjen e kujtdo që s’ishte VV, e përkrahjen, shpërndarjen e lloj-lloj postimeve propagandistike në përkrahje të kësaj partie.

Dy nga to, me emrat “Sara Blakqori” e “Jona Qitaku”, tashmë janë mbllokuar nga Facebook.

Lexues të gazetës Nacionale që kanë raportuar këto profile të rreme, kanë dërguar aprovimin nga Facebook, që kanë pranuar nga kompania në lidhje me këto profile.

“Ne mbyllëm faqet që raportuat. Pasi rishikuam faqen ne pamë që binte ndesh me Standardet tona të Komunitetit. Ne ia bëmë me dije "Sarës" që janë fshirë por jo se kush i ka raportuar. Ju falemnderit që na bëtë me dije. Raportimet si të juajat na ndihmojnë ta mbajmë Facebook-un të sigurt dhe të mirëpritshëm të gjithë” – thuhet në njoftimin e Facebook.

Foto:

Lajme të ngjashme