Johnson jep dorëheqje para Mbretëreshës Elizabeth, pritet emërimi i Liz Truss - NACIONALE

Johnson jep dorëheqje para Mbretëreshës Elizabeth, pritet emërimi i Liz Truss

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Kryeministri britanik në largim është takuar me Mbretëreshën Elizabeth për të dhënë dorëheqjen e tij, ndërsa pas tij, Mbretëresha do të presë në takim, kryeministren e re Liz Truss.

Dorëzimi i pushtetit normalisht është çështje minutash, por ky proces historikisht ka përfshirë vetëm një udhëtim shumë të shkurtër nga Nr 10 në Pallatin Buckingham.

Sipas BBC-së, mbretëresha e ka pranuar "me mirësi" dorëheqjen e Johnson.

Në një deklaratë të dhënë, Buckingham Palace tha se Johnson kishte një audiencë me Mbretëreshën dhe "paraqiti dorëheqjen e tij" si kryeministër dhe Zoti i Parë i Thesarit, "gjë që Madhëria e saj e pranoi me dashamirësi”.

Mbretëresha pritet të takohet së shpejti me Liz Truss për ta emëruar atë si kryeministre të re.

Liz Truss do të bëhet sot kryeministrja e 15-të e Mbretëreshës.

Në ceremoninë më mbretëreshën deri më tani kanë marrë pjesë trembëdhjetë kryeministra të tjerë, nga Sir Anthony Eden te Boris Johnson.

Dymbëdhjetë nga kryeministrat në krye të vendit gjatë sundimit të mbretëreshës kanë qenë burra. Ndërsa Truss është gruaja e tretë në këtë post.

Lajme të ngjashme