John Oliver shkatërron Beckamin, Qatarin dhe çmenduritë e tjera në Kupën e Botës - NACIONALE

John Oliver shkatërron Beckamin, Qatarin dhe çmenduritë e tjera në Kupën e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komediani i njohur botëror John Oliver me emisionin e tij satirik “Last Week Tonight” ka lansuar episodin e tij të ri, në të cilin shpjegon në mënyrë fenomenale çmendurinë e organizimit të Kupës së Botës në Futboll për vitin 2022.

Ai e nis episodin me një tallje të mrekullueshme me futbollistin anglez David Beckam i cili është paguar qindra miliona euro që të jetë ambassador i Katarit duke injoruar të gjitha problemet që ky vend ka me të drejtat e njeriut.

Më pas ai merret me faktin sesi ka dyshime të forta korrupsioni mes FIFA-s dhe Katarit për ta zgjedhur këtë vend arab që të organizojë Kampionatin Botëror, teksa FIFA-s i referohet si organizata që po mbështetë më së shumti vendet autoritare, duke e lidhur Rusië dhe Katarin si dy vendet që dy edicionet e fundit janë mbajtur.

Për ta kuptuar më mirë Kupën e Botës, shikojeni më mirë emisionin e fundit të Oliver.

Lajme të ngjashme