Jo shenja barazimi: Kurti arsyeton koalicionin me PDK-në në Dragash, por menjëherë e ofendon këtë parti në nivelin nacional - NACIONALE

Jo shenja barazimi: Kurti arsyeton koalicionin me PDK-në në Dragash, por menjëherë e ofendon këtë parti në nivelin nacional

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka komentuar koalicionin e partisë së tij me PDK-në në Dragash, duke thënë se janë të interesuar për ndryshim atje.

“Brenda PDK-së ka një heterogjenitet më të madh sesa që mendohet dhe kjo është shprehur në disa komuna dhe njëra prej tyre është komuna e Sharrit të Dragashit.

Atje kemi bërë një dakordim për shkak se jemi të interesuar për ndryshim”, ka thënë Kurti.

Por ai menjëherë pas kësaj, thotë se s’mund të vendoset ‘shenja e barazisë’ së këtij veprimi në nivelin nacional.

"Por nuk besoj se mund ta vëmë shenjën e barazisë midis orientimit në nivelin shtetëror e nacional që ka ajo parti dhe degëve të veçanta me kontekstet e caktuara socio-politike atje me kushtet e heterogjenitetit më të madh se asnjëherë që ka pasë kjo parti politike" - tha Kurti.

Lajme të ngjashme