“Jo, assesi”: Si gënjeu publikisht Shemsi Syla se nuk e kishte bërë sekret tenderin për ushqim në FSK?
Zv/ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, kishte mohuar kategorikisht se e ka klasifikuar tenderin për ushqim të ushtarëve në FSK.
I pyetur disa herë në Debat Plus nga Ermal Panduri, Syla deklaroi “Jo asesi”, në pyetjen nëse e ka bërë sekret këtë tender.
“Të gjitha janë spekulime, insinuatë. Jo asesi”, tha ai.
Madje, akuzoi gazetarët duke thënë se kanë bërë spekulime e që do të merren me Prokurorinë.
“Për të gjitha procedurat si janë shkuar mund t’i merrni dokumentet janë e drejtë ligjore që të kërkoni në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe do të bindeni për procedurë të rregullt. Nuk e di ku e kanë gjetur këtë term sekret shtetëror, me këta njerëz që shpifin e degradojnë integritetin njerëzor e institucional, njerëzit që punojnë në institucione, do të merremi me Prokurorinë”, u deklarua ai.
Nacionale sot ka publikuar vendimin që e demanton keq zv/ministrin Syla.

Vendimi i sotëm i publikuar nga Nacionale, dëshmon se ministri Ejup Maqedonci, ia kishte shfuqizuar vendimin Sylës për tenderin për ushqim, duke e kthyer në procedura të rregullta.
Videoja nga: 1:26:00