Jeton Koca jep dorëheqje nga Prokurori i Shtetit, vleresohet pozitivisht puna e tij - NACIONALE

Jeton Koca jep dorëheqje nga Prokurori i Shtetit, vleresohet pozitivisht puna e tij

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje është trajtuar dorëheqja e Prokurorit të Shtetit, Jeton Koca.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi ka treguar se njoftimin nga Koca për dorëheqje e kishte bërë më 13 shkurt të këtij viti. Ndërsa arsyet i ka cekur të jenë personale.

“Ju njoftojmë se me 13 shkurt 2026 kemi pranuar nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë zoti Jeton Koca njoftimin për dorëheqjen nga pozita e prokurorit të shtetit. Koca ka njoftuar se arsyet e dorëheqjes janë personale dhe nuk do t’i bëjë publike në këtë dokument”, tregoi Gashi, shkruan EO.

Lajme të ngjashme