Gazetari nga Shqipëria komenton ngjarjen e rëndë në Tiranë
Një ngjarje e rëndë me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë mbrëmjen e kësaj të diele. Si pasojë e të shtënave, ka vdekur një grua e cila ishte pronare e një lokali.
Gazetari nga Shqipëria, Isa Myzyraj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Facebook duke thënë se “jeta e secilit prej nesh është në rrezik serioz”.
Postimi:
Deri më tani raportohet se në Spitalin e Traumës kanë shkuar 5 persona, mes tyre edhe një fëmijë i cili u qëllua me plumb në këmbë.
