Jeremy Corbyn: Flm tifozëve në Kupë të Botës që mbështetën Palestinën
Ish kreu i Partisë Laboriste Jeremy Corbyn ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke i dhënë mbështetje tifozëve që kanë ndjekur ndeshjet e Kupës së Botës “Katari 2022” dhe sidomos për mbështetjen që i kanë dhënë Palestinës.
Majtisti Corbyn, i njohur për mbështetjen e fortë që i ka dhënë vazhdimisht çështjesh palestineze, ka bërë këtë postim:
“Derisa Kupa e Botës po shkon drejt fundit, dua të uroj ata mijëra fansa që kanë krijuar atmosferë të sigurtë dhe festive në rrethana të vështira.” – shkroi fillimisht z. Corbyn.
“Mbi të gjitha, është inkurajuese të shihnim shkallën globale të mbështejes për Palestinezët dhe përpjekjen e tyre për vetëvendosje.”- vazhdoi më tej ai.