Jeremiq garon në zgjedhjet serbe me “refuzimin e planit franko-gjerman”
Ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq i cili ka qenë më i zëshmi qysh prej fillimi prej asaj që njëherë quhej Plani Franko-Gjerman për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, garon në zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit sërish me të njëjtin motiv: refuzimin e Marrëveshjes Bazike dhe pamundësimit të zbatimit të tij.
Jeremiq, i cili këtë Marrëveshje Bazike e quan asgjë më pak e as më shumë se “njohje përfundimtare” të Kosovës nga Serbia thotë se synon largimin e saj nga obligimet e ndërmarrja nga Sebria.
“Interesat partiake tejkaluan interesat nacionale. Interesi kombëtar i Serbisë është refuzimi i planit frankogjerman, ky është rreziku i drejtpërdrejt që e kemi para vetes”, ka thënë Vuk Jeremiq, siç e citoi “Nova.rs”.
“Vota për Partinë Popullore Serbe është votë për të refuzuar planin franko-gjerman, një votë për të ndaluar minierat e litiumit dhe së treti, një votë për të ndryshuar sistemin në të cilin jetojmë. Këto tre gjëra që ne ofrojmë do të jenë tre gjërat që do të udhëheqin sjelljen tonë politike edhe pas zgjedhjeve”, thekson ai.
Kujtjojmë se Jeremiq ka mbledhur nënshkrime të qytetarëve serbë kundër Marrëveshjes Bazike.