Jep dorëheqje kryeministri i Italisë, Mario Draghi - NACIONALE

Jep dorëheqje kryeministri i Italisë, Mario Draghi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mario Draghi e ka konfirmuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Italisë pas dështimit të përpjekjes për ta shpëtuar koalicionin e gjerë qeverisës.

Me përkrahje të konsiderueshme të publikut, ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane ishte munduar që ta vazhdonte qeverisjen me kusht që aleanca politike të rindërtonte një pakt të besimit, që do t’i mundësonte punën e përbashkët për t’i tejkaluar sfidat e mëdha në muajt e ardhshëm.

Draghi ia dorëzoi formalisht dorëheqjen presidentit italian, Sergi Mattarella, të enjten në mëngjes. Presidenti e pranoi dorëheqjen e kryeministrit.

Lajme të ngjashme