Jep dorëheqje komisioneri evropian i Francës, mospajtim me Von der Leyen - NACIONALE

Jep dorëheqje komisioneri evropian i Francës, mospajtim me Von der Leyen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioneri evropian i Francës, Thierry Breton, ka dhënë dorëheqje, duke e cituar “qeverisjen e diskutueshme” në Komisionin Evropian të udhëhequr nga Ursula von der Leyen.

Breton, që ishte i ngarkuar me politikat industrial dhe të tregut të përbashkët të BE-së, e njoftoi dorëheqjen e tij të menjëhershme përmes një shkrimi në rrjetin X të hënën në mëngjes, raporton gazeta “The Guardian”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e kishte emëruar Bretonin në qershor për të shërbyer në mandatin e dytë si komisioner i BE-së. Megjithatë, Bretoni tha në letrën e tij të dorëheqjes se zonja Von der Leyen kishte kërkuar nga Franca që ta tërhiqte emrin e tij “për arsye personale që në asnjë rast ju [Von der Leyen] nuk i keni diskutuar drejtpërdrejt me mua”.

“Pas këtyre zhvillimeve të reja – dëshmi e mëtejme e qeverisjes së diskutueshme – më duhet të konkludoj që nuk mund t’i ushtroj më detyrat e mia” – shtoi ai.

Njoftimi për dorëheqjen e tij e shton rrëmujën rreth emërimit të ekipit të lartë të Von der Leyenit, që tashmë ka mbetur vonë. Duke synuar baraspeshim gjinor, Von der Leyeni kishte nxitur përplasje politike në Slloveni, pasi i kishte bërë presion Qeverisë për të tërhequr një kandidat të gjinisë mashkullore.

Lajme të ngjashme