“Je njeri i UDB-së”, “Si mbështetës i VV-së vdes më shpejt”- debat i ashpër mes Gashit e Shehollit - NACIONALE

“Je njeri i UDB-së”, “Si mbështetës i VV-së vdes më shpejt”- debat i ashpër mes Gashit e Shehollit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtuesi i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli dhe analisti Blerim Gashi kanë adebatuar me gjuhë ashpërsuese e me tone të larta në Kanal 10.

Mes tensioneve të debatit për çështjen e targave në veri, Gashi iu drejtua Shehollit që të mos bëjë me gisht nga ai, sepse sipas tij, me gisht bënte ish-shërbimi sekret serb UDB.

“Që të ka mësu ty UDB-ja me bo me gisht na nuk trembemi, jemi shtet demokratik”, i tha Gashi Shehollit, teksa ai iu përgjigjë se të njejtën gjë i thoshte deputeti Bekim Haxhiu, Gashit.

“Ka thanë edhe ai, por edhe ai është shkollë e juaja, sikurse ti”, tha Gashi, teksa thoshte se ai është simpatizues i VV-së, por për dallim nga Sheholli ai e ka “përnjemend”.

“E dinë ti sa jam simpatizues i VV-së, a nëse je simpatizues i VV-së vdes shumë më shpejtë”, iu kundërpërgjigj Sheholli Gashit, teska shtoi se situata në veri është e tensionuar dhe serbët po armatosen.

“Serbët janë armatosur, ju them 4 miqtë të mi serb i kanë fëmijët 25-6 vjeçar, më kanë tregu se pi ia qojnë armët te shpija. Duhet me më thirrë prokuroria e unë me shku me raportu, po unë e kam kry këtë zotri Gashi. Situata është shumë e rrezikshme, nëse gjoba e parë jipet ne do të kemi probleme të natyra të tjera. Mundet me i kallë krejt institucioneve, ja futë flakën prokurorisë, policisë, doganave. Shteti ka rënë, iu kanë kallë veturat nuk kanë mundur me i gjetë kush i ka bo këtë punë”, tha Sheholli.

Ndërsa Gashi iu përgjigjë duke i thënë se kjo është “tendencë defitiste” dhe kundër interesit nacional.

Por Sheholli e ftoi atë dhe simpatizuesit e pushtetit që të shkojnë në veri.

“Ti dhe simpatizuesit e tu hajdeni anej (në veri) nuk guxoni me ardhë anej, në Prishtinë folni sa të doni. Hajdeni burra”, tha Sheholli, me Gashin që i ktheu se “ne nuk e kemi na luksin sikurse ti me shku si në bahqe të babës”, duke aluduar se Sheholli ka afërsi me serbët.

Lajme të ngjashme