Javën e ardhshme varrosen 50 viktima të Gjenocidit të Srebrenicës - NACIONALE

Javën e ardhshme varrosen 50 viktima të Gjenocidit të Srebrenicës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Autoritetet boshnjake i kanë përfunduar përgatitjet për varrosjen e 50 viktimave të identifikuara të Gjenocidit të Srebrenicës në 27-vjetorin e masakrës më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mijëra vizitorë nga shtete të ndryshme pritet të marrin pjesë në funeralin e viktimave të identifikuara rishtazi, që do të varrosen më 11 korrik, ditën e përvjetorit.

Pas funeralit të këtij viti, numri i kufomave në varrezat në Potocari do të shkojë në 6.721. Mbi 8.300 njerëz ishin vrarë nga forcat serbe në Srebrenicë të Bosnjës nga 11 deri më 22 korrik 1995.

Lajme të ngjashme