Javë me mot të paqëndrueshëm: Vranësira, riga shiu dhe ngrica në mëngjes
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës pritet mot i paqëndrueshëm me dominim të vranësirave, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.
E hënë: Vranësira të dendura, lokalisht riga të dobëta shiu dhe fjolla bore. Në mëngjes ka ngrica dhe mjegull. Temperatura minimale −5 deri −2°C, maksimale −1 deri 2°C. Era kryesisht nga juglindja 1–5 m/s.
E martë: Vranësira me intervale me diell; në mëngjes ngrica. Temperaturat minimale −4 deri −2°C, maksimale 4–7°C. Era nga verilindja 1–7 m/s.
E mërkurë: Kryesisht vranët; mjegull në mëngjes, veçanërisht në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor. Temperaturat minimale −1 deri 2°C, maksimale 7–11°C. Era kryesisht nga verilindja 1–5 m/s.
E enjte: Vranësira dhe lokalisht riga shiu. Temperaturat minimale 4–6°C, maksimale 7–12°C. Era nga verilindja 1–6 m/s.
E premte: Vranësira me riga të shpërndara shiu. Temperaturat minimale 2–5°C, maksimale 8–11°C. Era nga veriperëndimi 1–3 m/s.