“Jashtëzakonisht i pikëlluar”: Gjini ngushëllon familjet e tre të rinjve që humbën jetën mbrëmë në autostradë - NACIONALE

“Jashtëzakonisht i pikëlluar”: Gjini ngushëllon familjet e tre të rinjve që humbën jetën mbrëmë në autostradë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jashtëzakonisht i pikëlluar”, u shpreh Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, rreth humbjes së jetës së tre personave mbrëmë, të cilët ishin duke përcjellur një garë veturash në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një nga veturat ka devijuar nga kontrolli dhe ka goditur shikuesit.

Reagimi i Ardian Gjinit:

Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova.

Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh.

Në emër të qytetarëve të Gjakovës ngushëlloj familjet Syla, Delija dhe Bibaj për humbjen e bijve të tyre.

Lajme të ngjashme