Jashari: Kryeministër nëse t’ka mbetur pak moral, shkarkoje Hekuran Muratin - NACIONALE

Jashari: Kryeministër nëse t’ka mbetur pak moral, shkarkoje Hekuran Muratin

4 vjet më parë

nga Anita Nikaj

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka folur për statusin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili vite më parë i pati quajtur ushtarët e UÇK-së mercenarë.

“23 vite pas përfundimit të luftës nga të zgjedhurit e popullit nga ata që kanë pretenduar me zgjedh problemet për secilën kategori me premtimet e tyre, mendoj se është tepër e ultë dhe fyese të shprehen dhe mendoj se nuk do të duhej të ishin ministra të tillë në qeverinë normale. Nëse i ka ngel kryeministrit një pikë moral dhe mbi të gjitha nëse ka kapacitete dhe bagazh kombëtar, automatikisht këtë ministër duhet ta largojë nga Qeveria e tij”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme