Jasharaj: Ministrja Nagavci po mban inat, nuk na ka takuar që 7 muaj
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconi, Arbërie Nagavci, po mban inat me sindikatën.
Në tryezën e organizuar pwr arsim nga AAK-ja, Jasharaj ka bërë me dije se Nagavci nuk i ka takuar që 7 muaj.
“Ka shtatë muaj që Nagavci mban inatin në greva e nuk na takon. Paska ndonjë mësimdhënës që po bënë presion që nuk kanë tekste, dhe iu kisha lutur që të keni kujdes për këta nxënës që nuk kanë tekste, sepse ata nuk janë fajtor. Shqetësim tjetër është se po përballemi me punëtorë arsimorë me sëmundje të rënda, këta po duhet të shkojnë në shkollë për të ruajtur vendin e punës e pagën, duhet t’iu ndahet një buxhet dhe në vend të tyre të aktivizohen kuadro të reja”, ka thënë Jasharaj.
Disa deklarata të ministres së arsimit ai i ka cilësuar si skandaloze.
"Nëse qeveria Kurti nuk paska mjete për laptop e projektorë për shkolla që t'i ngjajmë shekullit XXI, konsideroj se tekstet shkollore është dashur të jenë të reja nga klasa një deri tek e nënta. Dhe deklarata e Nagavcit ishte skandaloze kur tha se po e ruajmë buxhetin e Kosovës, harronte që librat janë në librari e do e rrisin çmimin”, ka thënë ai.