Jam te Roma për Mourinhon
S P O R T
Roma bëri zyrtare kalimin e Nemanja Matic, si lojtari më i ri që i bashkohet skuadrës. Mesfushori serb thotë se rol kyç në transferimin e tij luajti Jose Mourinho.
33-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me opsionin për vazhdimin edhe për një vit tjetër me rrogë afër 4.5 milionë euro në vit duke përfshirë edhe bonuset.
Mesfushori serb ka pasur eksperiencë edhe më herët me trajnerin portugez në skuadrat e Premierligës, Chelsea dhe Manchester United.
“Me Mourinhon njihemi mirë dhe jam i lumtur që do të punojë sërish me të. Jam këtu për të, por jam i lumtur gjithashtu që iu kam bashkuar kësaj skuadre të madhe.”