Jakup Krasniqi po shkruan libër në Hagë, familjarët e krahasojnë me Ismail Qemalin - NACIONALE

Jakup Krasniqi po shkruan libër në Hagë, familjarët e krahasojnë me Ismail Qemalin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Djali i vëllait të ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, Dardan Krasniqi ka bërë të ditur se Kransiqi në Hagë shkruan vazhdimisht dhe ka mundësi që të presim botimin e ndonjë libri nga ai.

“Në paraburgim, baca Jakup lexon shumë, përgatitet për rastin, është në bashkëbisedim me të tjerët që janë atje, ndajnë hallet e përbashkëta pasi janë bërë si familje atje. Përndryshe, shkruan edhe poezi, shkruan libra, vazhdon të jetë shumë aktiv në atë drejtim. Po shkruan libër të ri që mund të jetë në botim. Pra, mund të pritet botimi i ndonjë shkrimi, mund të priten edhe libra tjerë në të ardhmen. Vetëm që ne urojmë ta kemi sa më parë në mesin tonë dhe ata libra e gjithë ato shkrime, të kenë një jehonë tjetër. Është shumë mirë me shëndet, nuk ka asnjë telashe edhe moralisht është në nivelin e duhur, i pathyeshëm si gjithmonë,”- është shprehur Dardan Krasniqi duke folur për Tëvë1.

Më tej ai ka treguar se familjarët e krahasojnë Jakup Krasniqin me personalitete me rëndësi të madhë në historinë e popullit shqiptar, si me Ismail Qemalin.

“Nganjëherë po i themi, po dukesh si Ismail Qemali me atë mjekërr të bardhë, ajo mjekërr pasqyron shumë më shumë se një mjekër,”- ka treguar ai.

E ndërkohë që është pyetur nëse kanë pasur mundësi që ta përcjellin marshin për drejtësi të mbajtur në Prishtinë, Dardan Krasniqi tha se po, e kanë përcjëllë drejtpërdrejt.

“Besoj që e kanë parë marshin, pasi kanë qasje në disa televizione dhe sipas informatave që kemi, e kanë përcjellë drejtpërdrejt. Ishte një ndjenjë shumë pozitive,”- ka thënë më tej ai.

Lajme të ngjashme