Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll Zapatero, flasin për Kosovën
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga po qëndron në Spanjë.
Ajo atje është takuar me me ish-kryeministrin e Spanjës José Luis Rodríguez Zapatero.
Sipas shkrimin në Facebook, Jahjaga me të ka biseduar për zhvillimin e Kosovës përgjatë 20 viteve të fundit dhe integrimin në strukturat Euro Atlantike.
Shkrimi i saj:
Gjatë qëndrimit në Madrid, u takova me Ish - Kryeministrin e Spanjës Sh.T José Luis Rodríguez Zapatero.
Biseduam për zhvillimin e Kosovës përgjatë 20 viteve të fundit, si dhe për nevojën dhe domosodoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike.
Gjithashtu, si një feminist i vërtetë biseduam edhe për pozitën e gruas në shoqëritë tona.
Kryeministrin e falenderova për shërbimin e trupave spanjoll brenda KFORIT në Kosovë për ruajten e paqes dhe sigurisë në vend.