Jabllanoviq thotë se nuk ka disponim për zgjedhje: Duhet të kemi kordinim me Qeverinë e Serbisë - NACIONALE

Jabllanoviq thotë se nuk ka disponim për zgjedhje: Duhet të kemi kordinim me Qeverinë e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Kosovës për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllaniviq, ka folur për media pas takimit të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe.

Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e partisë së të tij në zgjedhjet që siç deklaroi Osmani, pritet të mbahen më 18 dhjetor.

Duke e qiajtur situaë të komplikuar, Jabllanoviq ka thënë se se organizimi i zgjedhjeve në veri duhet të bëhet në koordinim me Qeverinë e Serbisë.

“Çfarë tani mund t’ju them si një njeri i cili vjen nga veriu i Kosovës është se disponimi i shumicës së qytetarëve të veriut, pra të serbeve, është që nuk duhet që tani të dilet në zgjedhje. A do të ndryshoj ndonjë gjë në ndërkohë dhe se në çfarë drejtimi, ajo varet shumë nga disponimi i qytetarëve nga veprimet e Qeverisë në Prishtinë e sidomos nga veprimet e Qeverisë sonë në Beograd. Ne duhet që të kemi koordinim të qartë dhe të afërt me Qeverinë e Republikës së Serbisë, sepse këto nuk janë zgjedhje e thjesht, këto janë zgjedhjet në një moment specifik, i cili mund të jetë shumë i paparashikueshëm”, tha Jabllanoviq.

Sipas politikanit serb nga Kosova, situata është e komplikuar se se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje “varet nga shumë rrethana”.

“Se a do të marrim pjesë në këto zgjedhje varet nga shumë rrethana, por për ne si serb para se gjithash, varet nga disponimi në komunitetin tonë si dhe nga qëndrimet e Beogradit zyrtar. Dhe në fund të fundit kur të gjitha gjëra merren parasysh ne duhet të mbajmë sado pak një lloj komunikimi t’i përcjellim sinjalet e duhura të cilat Qeveria e Serbisë na dërgon. Pra tani nuk është momenti duhur për zgjedhje” tha ai.

Lajme të ngjashme