Ja se çfarë moti na pret sot - NACIONALE

Ja se çfarë moti na pret sot

2 orë më parë

nga NACIONALE

Sot në Kosovë pritët të ,mbajë mot i nxehtë, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 32 gradë.

Parashihen vranësira lokale dhe orëve të pasdites në disa lokacione mund të ketë zhvillime të ndonjë stuhie të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave.

Pasdite në Shqipërinë qendrore, jugore, lindore e juglindore pritet destabilizim i atmosferës me krijimine stuhive lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Stuhi lokale priten edhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe mund të ndodhë edhe në Mal të Zi .Në viset tjera pritet më shumë stabilitet, por me pak gjasa për ndonjë zhvillim të izoluar.

Nga e Premtja edhe më nxehtë. Temperaturat në Kosovë deri në 34 gradë Celsius, kurse në fundjavë edhe deri në 35 gradë Celsius, madje mund të ndodhë deri në 36 gradë Celsius./MeteoBallkan

Lajme të ngjashme