“Ja ku e solli Kosovën ky njeri”, Selmanaj për Kurtin: Nuk e realizoj asnjë takim me institucionet amerikane
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Selmanaj ka thënë se Kurti nuk realizoi asnjë takim në institucionet e ShBA-së.
“Albin Kurti, shkon në SHBA por gjithçka reduktohet në pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit,që reference nismëtare e këtyre takimeve është Rezoluta 1244. Indikative është fakti se Albin Kurti nuk e realizoj asnjë takim të vetëm me institucionet e SHBA-ve, shtetit që ka merita kryesore në lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit tonë.” – ka thënë Kurti.
Ai tutje ka shtuar se javën e ardhshme, sekretari i shtetit, Antony Blinken, vjen në vizitë në Shqipëri, por jo edhe në Kosovë.
Në fund, deputeti i LDK-së ka thënë se "ja ku e solli ky njeri shtetin", duke i përmendur edhe sanksionet.
“Po ashtu javën tjetër Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, vjen në vizitë zyrtare në Shqipëri , por jo edhe në Kosovë. Nga BE, që 228 ditë jemi nën sanksione. Nga SHBA, në vazhdimësi po marrim kritika për sjellje dhe veprime të njëanshme. Ja ku e solli Kosovën ky njeri!!” – ka shkruar Selmanaj.